0Rusia ka ndërmend të zgjerojë bashkëpunimin energjetik me Republikën Serbe në përbërjen e Bosnjë Hercegovinës, thuhet në njoftimin e MPJ të Federatës Ruse sipas përfundimeve të takimit në Moskë të Ministrit rus të punëve të jashtme Sergei Lavrov dhe Kryeministrit të Republikës Serbe Millorad Dodik. Dallohet veçanërisht mundësia e realizimit të projekteve të mëdha  të përbashkëta investuese dhe thellimi i bashkëveprimit në sferën energjetike. U theksua angazhimi reciprok për ruajtjen dhe respektimin e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Bosnjë Hercegovinës dhe domosdoshmëria e respektimit rigoroz të Marrëveshjes së Dejtonit.