Qeveria e qarkut Ulianov (Povollzhie) konfirmoi programin e konstruktimit të "UFO". Do të krijohet një aparat principialisht i ri universal fluturues i tipit dirizhabël, i cili garanton ngritjen e ngarkesave në lartësi të mëdha, ka shpenzime të pakta të lëndës djegëse dhe praktikisht distancë dhe vazhdimësi të pakufizuar fluturimi. Sipas mendimit të specialistëve, për një aparat të tillë fluturues janë të interesuara forcat ushtarake dhe shpëtuese, ndërtuesit, mjekët.