Sekretari i Përgjithshëm i NATO Anders Fogh Rasmussen njoftoi mbi paraqitjen për shqyrtim nga vendet-anëtare të NATO të çështjes që ka lidhje me faktin, se Aleanca Veriatlantike mund të mbështesë procesin e çarmatimit bërthamor. Anders Fogh Rasmussen vuri në dukje, se armë bërthamore në botë ka "shumë" dhe prandaj numri i tyre duhet të balancohet përpjestimisht me kërcënimet ekzistuese. Amerika është vendi i vetëm i Aleancës, e cila zotëron armë bërthamore jashtë kufijve të territorit të saj. 20 kapsolla bërthamore amerikane janë të dislokuara në Gjermani. Në Belgjikë ndodhen 20 bomba atomike aviacioni. Nga 90 municione bërthamore të SHBA janë vendosur në Itali dhe Turqi.