Në negociatat në Paris Dimitri Medevediev dhe Nikola Sarkozi midis shumë temave të tjera diskutuan edhe ecurinë e përgatitjes së samitit të "G-20" dhe "G-8". Pikërisht në forume të tilla pjesëmarrësit e tyre përpunojnë strategjinë e përbashkët të veprimeve në tregun e valutave kryesore botërore. Dhe në këtë kuptim takimi i Parisit i liderëve të Rusisë dhe Francës ishte jashtëzakonisht produktiv. Ndërkohë duhet venë në dukje, se gjendja në një sërë vendesh të eurozonës lë shumë për të dëshiruar. Kryeministri i Greqisë Yorgas Papandreu deklaroi mbrëmë se "qeveria ka ndërmend të marrë masa të rrepta suplementare për daljen nga kriza debitore dhe buxhetore". Greqia me një deficit jashtëzakonisht të madh buxhetor doli, si i thonë fjalës, "hallka më e dobët" e zinxhirit të eurozonës. Papandreu shtoi, se detyrë prioritare e kabinetit të tij vazhdon të mbetet rivendosja e besimit ndaj Greqisë në tregjet ndërkombëtare. Kurse tani po zhvillohen konsultime intensive në Bashkimin Europian me qëllim që të mbrohet euro nga sulmet e spekullatorëve financiarë dhe nga fonde të veçanta ndërkombëtare.

  • 0-

    A pajtoheni Ju me mendimin, se situata me euron është tejet nervoze? Veçanërisht kjo ka të bëjë me Greqinë si dhe me disa shtete të tjera të kontientit europian ku është mjaft evident deficiti i qenësishëm buxhetor. A mund të shërbejnë vallë të gjitha këto për shembjen e pozitave të euros? Me këtë pyetje ne iu drejtuam kryeanalistit të Bankës "Euroazia" Aleksei Boriçev.

    0 "Po, situata e krijuar rreth euros tani është jashtëzakonisht nervoze, në radhë të parë, vërtet, për shkak të problemeve ekzistuese me deficitin buxhetor në vende të tilla si Greqia, Spanja, Irlanda, Portugalia, - vuri në dukje eksperti. - Por mua më duket megjithatë, se fondet ndërkombëtare aktualisht nuk janë aq të fortë si më parë, përpara shpërthimit të krizës financiare. Mendoj, se përfaqësuesit e elitës financiare të zonës së euros do të ndërmarrin veprimet përkatëse për kufizimin e sulmeve spekullative kundër valutës së vet. Tani autoritetet e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian po i kushtojnë një vemendje të rritur pikërisht spekullatorëve të bursave, ato përpiqen ti kufizojnë ata. Kjo ka të bëjë me dorëzanitë e gjithçka tjetër". Sipas mendimit të kryeanalistit të Bankës "Euroazia" Aleksei Boriçev, ekzistojnë shanse të vogla për atë, që ndonjë spekullatori, qoftë ky bile dhe po me aq përvojë dhe fat si George Soros, ti lejojnë të "shembë" me kaq lehtësi pozitat e valutës europiane! Sepse megjithatë duhet të kihet parasysh fakti, se Bashkimi Europian zotëron një potecial të fuqishëm ekonomik, pavarësisht nga pasojat negative të krizës botërore. Ndër të tjera, Europa është e lidhur me fije të shumta si në sferën ekonomike, ashtu dhe atë financiare me mjaft shtete në rajoe të ndryshme të botës. Ai është mëse i bindur: se për ruajtjen e pozitave të forta të euros është i interesuar jo vetëm Bashkimi Europian, por edhe partnerët e tij, duke përfshirë këtu edhe Rusinë.