Komiteti hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Federatës Ruse po verifikon ligjshmërinë e procedurës së adoptimit të djalit, i cili vdiq tek prindërit birësues në SHBA dhe po po merr vendim në lidhje me çështjen e ngritjes së padisë ndaj tyre. Policia e SHBA arrestoi çiftin në fjalë në qarkun York (Shteti i Pensilvanisë) me akuzën për vrasje të djalit të adoptuar nga Rusia. 7 vjeçari Nateniel Kraver (Ivan Skorobogatov) vdiq më 24 gusht të vitit 2009 në spital nga traumat e marra në kokë.