Shtypi rus përmbledh përfundimet e vizitës së Presidentit Dimitri Medvediev në Francë. Gazeta "Vremia novostei" njoftoi, se për Francën është shumë e rëndësishme shitja Rusisë e helikoptermbajtëses së vet "Mistral", pavarësisht nga protestat e kolegëve të saj në Bashkimin Europian nga vendet pranëBalltike dhe bile nga Gjeorgjia. Një anije e këtij lloji kushton gati gjysëm miliardë euro. Përveç kësaj, konstruktimi i saj do të krijojë vende të reja pune. Para fillimit të bisedimeve një burim në dikasterin ushtarak rus tregoi, se Moska do të dëshironte të blente një helikoptermbajtëse të tillë, kurse edhe tre të tjera ti ndërtonte në Rusi me shfrytëzimin e  teknologjive franceze, por Presidenti i Francës Nikola Sarkozi propozoi shfrytëzimin e një arithmetike tjetër. "Në qoftë se ju jeni të fortë në matematikë, atëhere duhet të pranoni, se 2 + 2 është një raport shumë më i drejtë", - tha ai. Mbi bazë të kësaj dhe do të fillojnë negociatat. Vërtet, gjatë vizitës së tanishme kontrata për blerjen e   helikoptermbajtëse "Mistral" nga Rusia nuk u nënshkrua, thekson botimi "Vremia novostei".

                                                                  ***

Ministri rus i sportit Vitali Mutko njoftoi, se është i gatshëm të japë dorëheqjen. Por gjatë kësaj theksoi, se deri në vitin 2018 rezultatet e sportistëve rusë zor se do të jenë më të mira. Nuk është kundër të japë gjithashtu dorëheqjen e vet edhe Presidenti i Federatës së garave me ski. Ekspertët e anketuar nga gazeta "Sovjetskij sport" venë në dukje, se deri në momentin kur Vitali Mutko do të duhet të japë llogari përpara Dumës Shtetërore, zyrtarë që do të dëshirojnë të japin vullnetarisht dorëheqjen nga postet e veta do të ketë akoma dhe më shumë. Mjaft veta e mbështesin plotësisht idenë e dorëheqjes së zyrtarëve të sferës së sportit.

                                                                   ***

Gazeta "Kommersant" njofton, se Shërbimi Federal i përmbaruesve gjyqësorë  doli me iniciativën për tu marrë patentat e makinave debitorëve. Përmbaruesit kanë ndërmend të arrijnë që një sanksion i tillë të përdoret ndaj qytetarëve brenda një afati 5 ditor pas njohjes së tyre nga gjyqi si persona që nuk paguajnë borxhet e veta (debitorë). Në listën e kufizimeve, që po përgatit aktualisht Shërbimi i sipërpërmendur, hyjnë gjithashtu edhe ndalimi i drejtimit të anijeve të vogra dhe dhënia e licencave për gjyeti dhe peshkim. Amendamentet përkatëse janë përpunuar nga deputetët e Dumës Shtetërore. Më një iniciativë të tillë doli Komiteti i Dumës për çështjet e grave, familjes dhe fëmijëve. Ky kufizim do të vihen në veprim vetëm në rastin kur ngarja e automjetit nuk është mjet jetese për qytetarin. Debitorit i ruhet gjithashtu e drejta e shlyerjes së borxhit, theksohet në shërbimin e shtypit të përmbaruesve gjyqësorë.