0Për zgjerimin e auditorit të lexuesve të letërisë moderne të huaj u destinua projekti ndërkombëtar "Peterburgu që lexon-2010: zgjedhim shkrimtarin më të mirë të huaj". Iniciativa e lindur që vitin e kaluar pati një mbështetje të madhe nga ana e qendrave kulturore dhe përfaqësive diplomatike të vendeve të huaja. Sipas mendimit të ekspertëve, aktualisht, sidomos midis të rinjve po vërehet rritje e interesit ndaj studimit të gjuhëve të huaja dhe jo vetëm të gjuhës angleze dhe frëngjishtes. Për shembull, shumë të kërkuara janë edhe gjuhët e vendeve skandinave.