0Greqia bëri publike masat e reja antikrizë. Siç njoftoi përfaqësuesi i qeverisë Jorgos Petalotis "me anë të rrugës së reduktimit të shpenzimeve të buxhetit dhe të rritjes së të ardhurave të tërhiqen në buxhetin e shtetit 4.8 miliardë euro ose 2% e GDP". Po rriten përqindja e tatimit mbi vlerën e shtuar, akcizat për alkoolin dhe taksa për benzinën, po shkurtohen shpërblimet e nëpunësve, po ngrijnë pensionet. Bashkimi Europian shprehet i gatshëm për dhënien Greqisë të mbështetjes politike, por nuk i propozoi ndihmë financiare. Në lidhje me këtë Kryeministri i Greqisë Jorgos Papandreu nuk përjashton lutjen për ndihmë drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar.