Këtë vit për zhvillimin e shkencës, arsimin e lartë, projektet inovative dhe programet profilore federale do të përcaktohet 10% e buxhetit rus ose 1 trilionë rubla, deklaroi Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin. Ai theksoi, se mekanizmat e përhapjes së informacionit shkencor dhe teknik duhet të jenë maksimalisht të hapura për investitorët potencialë. "Në mënyrë që vendi të sigurojë mjete financiare nga njohuritë, atij i duhet të formojë tregun plotësisht të vlefshëm të pronës intelektuale", saktësoi Kryeministri.