0Verhovnaja Rada (parlamenti) i Ukrainës shkarkoi qeverinë e Julia Timoshenkos. Propozimin e Partisë së Rajoneve, lider i së cilës është Presidenti aktual i Ukrainës Viktor Janukoviç, e mbështetën 243 deputetë nga 226 të minimales së domosdoshme. Përpara fillimit të procesit të votimit Julia Timoshenko deklaroi, se "në rast të shkarkimit të qeverisë, anëtarët e saj menjëherë do të braktisin vendet e tyre dhe do të kalojnë në opozitë ". Por, sipas Kushtetutës së Ukrainës, ministrat e shkarkuar nga detyra duhet të plotësojnë detyrimete veta deri në konfirmimin e përbërjes së kabinetit të ri të ministrave.