0Izraeli del për rivendosjen sa më të shpejtë të negociatave paqësore me palestinezët. Për këtë deklaroi Kryeministri Benjamin Netanyah gjatë bisedës telefonike me Presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak. Si përgjigje ndaj kësaj tingëlloi thirrja për pezullimin e aktivitetit të ndërtimit të pikave hebree të banimit në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe për heqjen e bllokadës së sektorit të Gazës. Presidenti Hosni Mubarak reagoi edhe ndaj vendimit të Izraelit mbi përfshirjen në listën e trashëgimisë kombëtare të objekteve që ndodhen në qytetet palestineze Hebron dhe Bethlehem, të cilat janë vende të shenjta jo vetëm për popullsinë hebree, por edhe për myslimanët dhe të krishterët.