Aksioni mbarëukrainas i protestës nën parrullën "Stepan Bandera nuk është hero i Ukrainës" startoi në Zhitomir, në një nga qytetet më të mëdha në qendër të vendit. Iniciatore të tij u bënë Partia Socialiste e Ukrainës dhe Partia e Fëmijëve të Luftës. Në kuadrin e këtij aktiviteti po zhvillohet edhe grumbullimi i firmave për anulimin e dekretit të Viktor Jushenkos mbi dhënien e titullit hero i Ukrainës Stepan Banderas dhe Juri Shuheviçit. Iniciatorët e aksionit të protestës shtrojnë si qëllim përpara vetes moslejimin e falsifikimit të fakteve historike dhe heroizimit të bashkëpunëtorëve, këlyshëve të Gjermanisë fashiste në vitet e Luftës së Dytë Botërore.