Kozakët do të mbrojnë kufijtë shtetërorë të Rusisë dhe do të luftojnë kundër terrorizmit. Në përputhje me dekretin e qeverisë së Rusisë, anëtarët e bashkësive kozake ushtarake, të fshatrave, rajoneve, qyteteve, qarqeve tërhiqen për kryerjen e shërbimit federal shtetëror civile, ushtarake dhe mbrojtës të rendit. Siç vë në dukje Agjencia "Interfax", anëtarët e bashkësive kozake do të marrin pjesë në ruajtjen e rregullit civil, garantimin e sigurisë ekologjike dhe mbrojtjen nga zjarret.