Shkarko audiofailin

 


Shumica e qytetarëve rusë mendojnë, se tandemi politik i Presidentit Dimitri Medvediev dhe Kryeministrit Vladimir Putin është i fortë dhe se ka karakter afatgjatë. Të tilla janë rezultatet e sondazhit të zhvilluar nga Qendra mbarëruse e studimit të mendimit publik. Për Rusinë figurat e Dimitri Medvedievit dhe Vladimir Putinit janë bërë emblematike. Një nga këto figura, gjatë këmbimit të postit të presidentit me atë të kryeministrit, demonstroi jo vetëm synimin e patundur për të mbetur në pushtet, por edhe gatishmërinë për drejtimin praktik të veprimtarisë ekonomike të vendit. Në kushtet e Rusisë një hap i tillë kërkon edhe zotësi, edhe guxim të madh. Nga ana e vet, pas zgjedhjes në postin e Kryetarit të shtetit, Dimitri Medvediev po vazhdon të rrisë vazhdimisht rejtingun e tij shoqëroro-politik si në Rusi, ashtu dhe në arenën ndërkombëtare. Gjatë kësaj kontakti i punës midis Presidentit dhe Kryeministrit është i vazhdueshëm, i qendrueshëm dhe evident, vë në dukje në intervistën e vet dhënë radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Drejtori i Institutit Ndërkombëtar të ekspertizës politike Eugjeni Minçenko: "Në tërësi, duhet thënë, se përfytyrimi i popullsisë mbi fortësinë e tandemit Medvediev - Putin dhe vlerësimi i lartë i kësaj fortësie, mendoj, se pasqyron realitetin objektiv. Për këta 2 vitet e fundit, pavarësisht nga tentativat e ndërmarra nga disa për lëkundjen e varkës dhe krijimin e përshtypjes së asaj, sikur midis Presidentit dhe Kryeministrit ekziston konflikt, as Putini, as Medvedievi nuk kanë lënë kurrë shkak për një gjë të tillë. Vërtet, midis tyre ka një ndarje mjaft të përcaktuar e të kuptueshme të punës dhe detyrimeve. Ajo vjen duke u korrektuar, ndodh rishpërndarja e sferave të përgjegjësisë, por të gjitha këto nuk çojnë në lindje konfliktesh. Sipas të dhënave të sociologëve, të një mendimi të tillë janë gati 2/3 e qytetarëve të anketuar rusë. 1 person ndër çdo 10 qytetarë mendon, se tandemi Medvediev- Putin nuk është i qendrueshëm, sepse herët a vonë midis tyre mund të fillojë luftë ambicjesh. Veçanërisht, me afrimin e afatit të zgjedhjeve presidenciale të radhës. Në të njëjtën kohë, ndër politikanët të cilëve ata u besojnë më shumë, shumica e respondentëve të sondazhit përcaktuan pikërisht Medvedievin dhe Putinin. Duke iu përgjigjur pyetjes: se ç'ndjenja lidhin ata me liderët aktualë dhe të ardhshëm të vendit, gati gjysma e respondentëve përmendën shpresën. Duke gjykuar nga të gjitha, kjo është shpresa për përmirësimin e mëtejshëm të jetës. Midis ndjenjave të tjera pozitive që karakterizojnë qendrimin e qytetarëve si ndaj Medvedievit, ashtu edhe ndaj Putinit, pjesëmarrësit e sondazhit përmendën respektin, besimin, simpatinë. Ata vunë në dukje gjithashtu intelektin, profesionalizmin dhe maturinë. 7 % të të anketuarëve përbënë ata persona që ndaj figurave dhe marrëdhënieve reciproke të Presidentit dhe Kryeministrit mbajnë një qendrim krejtësisht indiferent. Sociologët e quajnë këtë tregues tejet të ulët. Qendrimi ndaj liderëve vetiakë kombëtarë është njëfarëlloj barometri matës i klimës politike në shoqëri, karakteristikë që i bëhet lidhjes reciproke të autoriteteve me popullsinë e vendit. Një nga veçoritë e sondazhit të zhvilluar nga Qendra mbarëruse e studimit të mendimit publik është pozita aktive qytetare e pjesëmarrësve të tij. Besimi dhe simpatia e shumicës së qytetarëve të vendit ndaj përfaqësuesve të dy degëve të pushtetit, Presidentit Dimitri Medvediev dhe Kryeministrit Vladimir Putin është dëshmi e gjallë e stabilitetit të mjaftueshëm ekzistues shoqëror, ndërsa mbi bazë të tij dhe i besimit në zhvillimin e suksesshëm në të ardhmen të Rusisë, rritjes së autoritetit të saj ndërkombëtar.