Shkarko audiofailin

 


6 studentë nga Pjatigorsku me moshë nga 17 deri në 19 vjeç nuk mundën të dilnin plot 2 ditë nga aeroporti çek Brno. Këtyre të rinjve për shkaqe krejtësisht të pakuptueshme i anuluan vizat dhe nuk i lanë të hyjnë në Çeki. Për këtë shkruan sot botimi "Rossijskaja gazeta". Siç njoftoi në faqet e saj Konsulli i përgjithshëm i Rusisë në qytetin Brno Valeri Dergaçov, "me sa duket nga të gjitha, autoritetet e Çekisë mendojnë, se në formularët e aplikimit të vizave që kanë plotësuar studentët nuk ishte përcaktuar qartë qëllimi i udhëtimit të tyre. Praktika normale diplomatike konsiston në atë, se në qoftë se njeriu nuk e ka plotësuar ashtu siç duhet anketën, atëhere bashkëpunëtorët e zyrës konsullore tërheqin vemendjen e tij ndaj pasaktësisë. Personi e korrigjon fletë anketën, ndërsa në qoftë se nga ana e tij janë lejuar shkelje serioze atij, thjesht, i refuzojnë dhënien e vizës, vë në dukje botimi "Rossijskaja gazeta". Këtë histori fort të mjegullt mbi "vizat pa të drejtë hyrjeje" e komenton tani përpara mikrofonit tonë Zëdhënësja e Lidhjes Ruse të Industrisë së Turizmit Irina Tjurina: "Fillimisht u duk informacioni mbi atë, se emrat e të rinjve janë fiksuar në "listën e zezë" dhe se ata nuk kanë të drejtë të hyjnë në territorin e Bashkimit Europian. Më pas erdhi informacioni tjetër mbi atë, se qëllimi i udhëtimit të tyre, i deklaruar në anketën e aplikimit për vizë, nuk përkon me atë real. Dhe është krejtësisht e pakuptueshme se përse. Ata blenë një paketë turistike udhëtimi për në Europë në një nga firmat turistike të Moskës, në mënyrë plotësisht të ligjshme morrën vizat në Konsullatën e Përgjithshme të Çekisë. Dy ditë e dy net të rinjtë i mbajtën në aeroport. Duhet theksuar gjatë kësaj, se drejtori i aeroportit u soll me dhembshuri dhe dashamirësi ndaj tyre: ai u dha batanije, i vendosi për qendrim në bllokun e aeroportit të destinuar për mysafirët dhe bile u lejoi të marrin akses në Internet", tha Irina Tjurina. Pas ndërhyrjes së Ambasadorit rus në Çeki dhe MPJ të Rusisë problemi gjeti zgjidhje. Por përse lindi, në fakt, ky problem? Me këtë pyetje ne iu drejtuam Këshilltarit të ambasadës së Çekisë në Rusi Tibor Opel: "MPJ e Çekisë mori vendim tu japë mundësinë këtyre qytetarëve për tu drejtuar edhe një herë për marrjen e vizave në kosullatën çeke, me qëllim që ata të korrigjojnë gabimet e lejuara gjatë aplikimit për vizë në Moskë. Por atje ishte shënuar me saktësi qëllimi i vizitës në Çeki - për turizëm! Kështu është vërtet, por sipas informacionit tonë qëllimet e tyre ishin krejtësisht të tjera...", tha Këshilltari i ambasadës së Çekisë në Rusi Tibor Opel. Mbi këtë histori hedh dritë Drejtori ekzekutiv i agjencisë "Ju dhurojmë juve botën", ku dhe blenë paketat e udhëtimit turistik për në Çeki të rinjtë, Nikollai Sallatov: "Universiteti Linguistik i Pjatigorskut na u drejtua ne me lutjen për të organizuar për studentët e tij më të mirë një udhëtim në Pragë. Të rinjtë donin të shikonin njëkohësisht edhe se si funksionon industria turistike e këtij vendi, meqenëse dhe specializohen në degën e turizmit. Dokumentat e tyre u dorëzuan në kohë në qendrën çeke të dhënies së vizave. Por menjëherë pas kësaj gati gjysmës së grupit të studentëve iu refuzua dhënia e vizës. Pasaportat e tjera me viza ne i verifikuam me shumë kujdes. Gabime nuk kishte, të gjitha rekuizitat ishin prezente. Grupi u nis në Brno me qëllim që të ndiqte më pas rrugën për në Pragë. Por atë nuk e la të kalonte shërbimi kufitar çek. Shpjegimet e ngatërruara, të mjegullta e pa pikë logjike të palës çeke i mbajtën në tension edhe të rinjtë, edhe ne këtu në Moskë. Rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve ju tashmë e dini fort mirë... Me çekët, në përgjithësi, është vështirë të punohet. Parvjet plasi një skandal i madh kur në qendrën çeke të dhënies së vizave në Moskë humbën 100 pasaporta të turistëve tanë. Qytetarëve rusë u refuzohet shumë shpesh dhënia e vizës. Dhe për biznesin e turizmit tashmë kjo nuk është aspak sekret!". Ne, nga ana jonë, duam të shprehim besimin, se në praktikën e firmave turistike të Rusisë dhe Çekisë do të ketë në të ardhmen gjithnjë e më pak situata problematike: sepse ato destinohet të punojnë për të mirën e njerëzve dhe në emër të thellimit të interesit reciprok të popujve.