0MPJ e Rusisë është tej mase e shqetësuar nga njoftimet mbi vrasjen e radhës të një djali rus prej prindërve birësues nga SHBA-s. Për këtë i njoftoi Agjencisë "Interfax" përfaqësuesi i dikasterit rus të politikës së jashtme Igor Ljakin-Frollov. Më parë u njoftua, se policia e SHBA-s i paraqiti çiftit birësues nga shteti amerikan Pensivalnia akuzën për vrasjen e djalit nga Çeljabinsku i Rusisë, të birësuar nga ata. Diplomati tha se shpreson shumë në gjykimin e drejtë të kësaj çështjeje. Më parë pala ruse shtroi çështjen për forcimin e kontrollit ndaj birësimit ndërkombëtar, veçanërisht, për shtetasit e SHBA-s.