0Presidenti i Italisë Giorgio Napolitano është mëse i bindur, se bashkëpunimi aktiv midis Rusisë dhe NATO-s do të ndihmojë për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare. Ai i deklaroi për këtë gazetës italiane "La Stampa" pas takimit të zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Andres Fogh Rasmussen. Kryetari i shtetit italian theksoi, se Rusia dhe NATO, sipas mendimit të tij, u përmbahen pozitave të njëjta përkatësisht rreziqeve aktuale dhe të ardhshme që i kanosen sigurisë botërore.