0Normalizimi i marrëdhënieve me Rusinë është çështje me rëndësi jetike për Gjeorgjinë. Për këtë flitet në deklaratën e Partisë opozitare gjeorgjiane "Lëvizja Demokratike-Gjeorgjia Unike". Liderja e saj, ish Zëdhënësja e parlamentit të Gjeorgjisë Nino Burxhanaxe do të vizitojë Moskën. Ajo ka ndërmend të zhvillojë negociata me përfaqësuesit e pushtetit të Rusisë. Siç njofton Agjencia ITAR-TASS, Burxhanaxe u bë veprimtarja e dytë opozitare pas Liderit të Partisë "Për Gjeorgjinë e Drejtë" Zurab Nogaideli, e cila do të zhvillojë takime me politikanët rusë. Javët e fundit Burxhanaxe ka deklaruar më se një herë, se është e gatshme të zhvillojë negociata me Rusinë, duke u nisur nga interesat e Gjeorgjisë.