0Aeroplani i parë me ndihma humanitare në bord i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë u nis për në Kili, ku ra një tërmet i fuqishëm shkatërrimtar, njofton agjencia RIA Lajmet. Në bordin e avionit janë 28 tonë ngarkesa humanitare, midis të cilave çadra strehimi, elektrostacione mobile, pompa, batanije dhe produkte ushqimore. Sipas të dhënave të qendrës informative të MSJ, avioni i dytë me ndihma humanitare planifikohet të niset të enjten, më 4 mars. Mbi gatishmërinë për të ndihmuar Kilin shpallën SHBA-s, Meksika, Peruja, Bolivia, RP e Kinës dhe një sërë shtetesh të tjera. BE ka ndërmend ti japë këtij vendi jugor amerikan një ndihmë humanitare me shumë prej 3 miliardë euro.