0Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli periudhën e viteve 2011-2020 Dhjetëvjeçar të veprimeve për sigurimin e qarkullimit rrugor. Rezoluta përkatëse u miratua në mbledhjen plenare të Asamblesë së Përgjithshme me iniciativën e Rusisë. Edhe një iniciator tjetër i miratimit të këtij dokumenti u bë delegacioni i Omanit. Në numrin e bashkëautorëve të saj bëjnë pjesë më shumë se 70 shtete. Siç njofton Agjencia informative RIA Lajmet, qëllimi i këtij dokumenti është reduktimi i numrit të vdekjeve nga aksidentet rrugore. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit si rezultat i aksidenteve të ndryshme rrugore gjejnë vdekjen më tepër se 1 milionë veta, pësojnë trauma deri në 50 milionë të tjerë.