Stafeta e pishtarit paraolimpik po starton në Kanada. Starti do të fillojë nga ndërtesa e parlamentit në Ottawa. Pastaj rreth 600 sportistë pishtarmbajtës me aftësi të kufizuara fizike do të kalojnë në Quebec, Esquimalt, Whistler, Lytton, gjithsej në 11 qytete. Dhe do ta përfundojnë ata udhëtimin e tyre në Vankuver. Lojrat e X-ta Paraolimpike Dimërore do të zhvillohen në kryeqytetin kanadez nga 12 deri më 21 mars. Siç njofton radiostacioni "Eho e Moskës", sportistët tanë kanë shanse të mira për të fituar medalje të arta në të gjitha llojet kryesore të disiplinave sportive. Në Lojrat e kaluara Paraolimpike në Torino skuadra përfaqësuese e Rusisë fitoi në kualifikimin e përgjithshëm ekipor.