0Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mori vendimin të zhvillojë në maj të këtij viti mbledhjen speciale solemne për nder të kujtimit të viktimave të Luftës së Dytë Botërore të viteve 1939-1945. Vendimi përkatës është fiksuar në rezolutën "65 vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore" që u miratua me iniciativën e Rusisë. Delegacioni rus "propozon të zhvillohet mbledhja solemne më 6 maj të vitit 2010", njoftoi Përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse pranë OKB-së. Në këtë rezolutë përmbahet thirrja drejtuar të gjitha shteteve anëtare të OKB, organizatave joqeveritare dhe personave privatë për ta nderuar këtë datë si ditën e kujtimit të viktimave të Luftës së Dytë Botërore, njofton Agjencia ITAR-TASS.