0Autoritetet polake kanë ndërmend të rishikojnë marrëveshjen me SHBA-s për dislokimin e komplekseve raketore amerikane zenit "Patriot" në territorin e vendit të vet. Në veçanti, sipas deklaratave të qeverisë së republikës, mund të ndryshojë vetë tipi i raketave interceptore që do të dislokohen në Poloni. Mbi atë, se ç'tip raketash do të merren për armatim, tani për tani nuk dihet gjë, njofton agjencia RBK me referim tek mjetet gjermane të informimit masiv. Për ta menduar mirë këtë punë dhe për të bërë ndryshimet përkatëse Polonisë i mbetet pak më shumë se 1 muaj kohë. Më parë Varshava sdeklaroi se komplekset amerikane të Mbrojtjes Antiraket (MAR) do të dislokohen në territorin e vendit që në muajin prill.