0OKB do të zhvillojë bashkëpunimin me Organizatën e Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK), ndër të tjera, edhe në sferën e luftës kundër terrorizmit dhe rrezikut të drogës. Për këtë flitet në rezolutën e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me iniciativën e Rusisë. Në këtë dokument përshëndetet veprimtaria e OTSK-së në sfera të tilla, si forcimi i sigurimit dhe stabilitetit rajonal, paqes, kundërveprimit ndaj terrorizmit, lufta kundër trafikimit ilegal të drogës dhe armëve, kundërveprimi ndaj kriminalitetit të organizuar transnacional, trafikimi i qënieve të gjalla, lufta kundër katastrofave natyrore dhe teknogjene.