0Rusia dhe SHBA-s po përpiqen të përpunojnë politikën e përbashkët për kundërveprimin ndaj rrezikut të drogës afgane. Për këtë deklaroi Përfaqësuesi special i Presidentit të SHBA-s për Afganistanin dhe Pakistanin Ambasadori Richard Holbrooke. Rusia dhe SHBA-s mbajnë qëndrim të njëjtë ndaj rrezikut të drogës afgane, por kanë pikëpamje të ndryshme përkatësisht taktikës së luftës kundër tij. Moska, vuri në dukje Holbrook, mendon se duhet të vazhdojë likuidimi i plotë i të mbjellave të lulekuqes në Afganistan. Uashingtoni, nga ana e vet, është i mendimit se vemendje kryesore duhet ti kushtohet bllokimit të kanaleve të trafikimit të drogës.