Qeveria është e gatshme të ndihmojë kompanitë ruse të automobilave që jo vetëm të shlyejnë borxhet, por edhe të blejnë asete të huaja, shkruan botimi "Vedomosti". Uzinat tona tradicionale të prodhimit të automobilave punojnë me makineri të vjetëruara, provojnë pamjaftueshmëri mjetesh pune dhe nuk disponojnë teknologji bashkëkohore. Nga ana e vet, ndërmarrjet e montimit të makinave dhe uzinat e koncerneve të huaja të automobilave në territorin e vendit tonë nuk merren aq sa duhet me përpunimin e modeleve të reja. Gjatë kësaj përpjekjet e qeverisë për tërheqjen në Rusi të prodhuesve kryesorë të huaj dolën të pamjaftueshme për "zhvillimin e vlerëplotë" të industrisë së automobilave. Ekspertët shpresojnë, se tashmë aty nga viti 2015 kriza do të mbetet pas, kurse në vitin 2020 vëllimi i prodhimit të automobilave në Rusi do të rritet në më shumë se 5 herë, përfundon botimi "Vedomosti".

Kryeministri Vladimir Putin vizitoi byronë konstruktore-kolaudatore Suhoi, ku pati mundësi të vlerësojë gjuajtësin e gjeneratës së pestë të modelit T-50. Siç njofton botimi "Rossiskaja gazeta", provat kryesore kolaudatore fluturuese të gjuajtësit T-50 do të fillojnë në prill të këtij viti në Zhukovsk të periferive të Moskës. Në vitin 2015 këta avionë do të bëhen pjesë përbërëse e armatimeve të ushtrisë. Deri para venies në prodhim në seri gjuajtësi duhet të kryejë rreth 2 mijë fluturime të tilla, saktësoi Putin dhe vuri në dukje, se nuk shikon kurrëfarë shkaqesh për mosplotësimin e të gjitha punëve në afatet e përcaktuara. Detyrë kryesore me perspektivë për industrinë e aviacionit ushtarak Vladimir Putin, në një radhë me vazhdimin e punëve për prodhimin e gjuajtësit T-50, quajti përpunimin e komplekseve të avionëve të prestigjshëm të fluturimeve të largëta dhe të mbrojtjes kundërajrore, që janë drejtime me mjaft perspektivë, veçanërisht, për nga pikëpamja e fitimit.

Botimi "Nezavisimaja gazeta" njofton, se Presidenti rus kërkoi dorëheqjen e nëpunësve, të cilët janë përgjegjës për përgatitjen e skuadrës përfaqësuese olimpike kombëtare. Fjalë bëhet për Ministrin e sportit dhe Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar. "Ai që mban përgjegjësi për përgatitjen e sportistëve pjesëmarrës të Olimpiadës, duhet të mbajë përgjegjësi edhe tani. Personat përgjegjës do të duhet të marrin vendimin burrëror dhe të japin dorëheqjen me vullnet të lirë", tha Medvediev. Dimitri Medvediev njoftoi gjithashtu, se është i domosdoshëm  ndryshimi në mënyrë kardinale i gjithë sistemit të përgatitjes së sportistëve.