0Projekti i ndërtimit të centralit bëthamor "Belene" duhet të bëhet pjesë e strategjisë energjetike të BE, deklaroi Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov sipas përfundimeve të takimit me Komisarin europian për energjetikën Guenther Oettinger. Në vitin 2005 autoritetet bullgare ranë dakort të përfundonin e ndërtimit me ndihmë të kompanisë ruse "Atomstrojeksport". Por në lidhje me ndryshimin e udhëheqjes së Bullgarisë dhe divergjencave për vleftën, projekti është rishikuar më se një herë. Aktualisht, sipas fjalëve të Borisovit, me kërkimet e investitorëve të rinj do të merret personalisht Oettinger, kurse një pjesë të punëve do ti përmbushë "Atomstrojeksport".