0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev është i bindur, se kremtimi i Vitit të Rusisë në Francë dhe Vitit të Francës në Rusi do të japë një impuls të ri në zhvillimin e marrëdhënieve të tyre miqësore. Në takimin në Bashkinë e Parisit me përfaqësuesit e inteligjancës së dy vendeve dhe diasporën ruse në Francë ai theksoi, se "sot në Rusi po krijohet një shoqëri e re, e cila krijon kushte më të mira për kooperimin e ndërsjelltë dhe depërtimin reciprok të kulturave në bazë të vlerave të përbashkëta". Nga ana e vet Kryebashkiaku i kryeqytetit francez Bertran Delanoe vuri në dukje, se pa kulturën ruse Parisi nuk do të ishte Paris.