0Rusia dhe Kroacia nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare mbi bashkëpunimin për ndërtimin dhe vënien në shfrytëzim të "Rrymës Jugore" (South Stream) në territorin kroat. "Rryma Jugore" garanton stabilitetin e furnizimeve të gazit rus në Europë. Projekti përfitoi mbështetje të gjerë ndërkombëtare, për realizimin e tij tashmë marrin pjesë Bullgaria, Hungaria, Greqia, Serbia dhe Sllovenia. Interesi ekonomik për të gjithë është i dukshëm", deklaroi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin për përfundimin e negociatave në Moskë me Kreun e qeverisë së Kroacisë Jadrank Kosor.