0Amabasadori rus Mihaill Zurabov i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Ukrainës Viktor Janukoviçit. "Më lejoni të shpreh respektin tim ndaj Jush dhe popullit ukrainas dhe iu uroj suksese në postin e Presidentit, kurse ukrainasve një jetë të mirë", tha Zurabov. Duke përmendur, se Janukoviç quajti zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë një nga prioritet e politikës së jashtme, Zurabov siguroi, se ambasada e Rusisë do të bëjë maksimumin e përpjekjeve për arritjen e këtij qëllimi. Gjatë marrjes së letrave kredenciale, Presidenti i Ukrainës premtoi të bëjë çdo gjë të mundur, që ti kthejë marrëdhëniet me Rusinë në nivelin e partneritetit strategjik.