Shkarko audiofailin

 


"2 vite më parë, më 2 mars të vitit 2008, qytetarët rusë zgjodhën si President të vendit Dimitri Medvedievin: këtë politikan të ri, energjik. Pasi erdhi në pushtet Dimitri Medvediev e shpalli veten trashëgimtar të Vladimir Putinit. Kjo gjë shkaktoi thashetheme e interpretime të ndryshme në lidhje me atë, se Presidenti i ri do të mbetet nën hijen e paraardhësit të vet, ndërsa aktualisht Kryeministrit të vendit. Por ai shumë shpejt demonstroi qartë aftësinë e vet e të qenurit "burrë shteti i vërtetë". Sprovë e parë serioze për liderin e ri rus u bënë ngjarjet kaukaziane të gushtit të vitit 2008. Dimitri Medvediev pa kurrfarë lëkundjesh e mëdyshjesh dërgoi trupat ruse në Osetinë e Jugut me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve të vet nga agresioni gjeorgjian. Koncepti i politikës së jashtme, doktrina e sigurimit kombëtar, modernizimi i ekonomisë - të gjitha këto u iniciuan nga Medvedievi. Por ai i vazhdoi dhe i zhvilloi më tej këto ide në përputhje me vizionin e vet të vlerësimit të situatës. Për shembull, reforimi i ekonomisë, vënia e saj në brazdat inovative nuk ndaluan, bile pavarësisht edhe nga kriza globale financiare. Pikëpamjen e vet ka Dimitri Medvediev edhe përkatësisht realizimit në jetë të politikës së kuadrove, mendon Presidenti i Institutit të strategjisë kombëtare Mihaill Remizov: "Dimitri Medvediev shfrytëzon parimin e përgjegjësisë së drejtpërdrejtë të zyrtarëve të lartë për rezultatet e veprimtarisë së tyre profesionale. Domethënë, nëpunësit që zënë poste të larta shtetërore duhet të përgjigjen për dështimet e disfatat në sferat që ndodhen nën varësinë e tyre. Ky është një hap i qenësishëm përpara. 2 vite më parë Dimitri Medvediev shtroi detyrën: ta bëjë pushtetin më të hapur, më transparent. Ai është përdorues mjaft aktiv i rrjetit Internet. Dhe një pjesë të qenësishme të formacionit të rëndësishëm politik ai e merr në mënyrë të drejtpërdrejtë nga agjencitë informative (newswires), nga artikujt analitikë dhe bloget privatë. Sepse për udhëheqësit e shtetit apo të gjithfarë strukturave të tjera të mëdha ekziston rreziku real i të gjendurit në fshikëzën informative, duke marrë të dhënat nga rrethi i ngushtë që i "sit" mirë ato. Ekspertja e katedrës së politologjisë krahasuese të Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (MGIMO) Elena Ponomarjova mendon, se: "Qëllimet dhe iniciativat e Presidentit janë shumëvektoriale. Ato prekin sferat humanitare, ekologjike, ekonomike, politike. Bile më tepër se kaq, vetë situata politike dhe ekonomike në Rusi kërkon një qendrim kompleks, gjë kjo, që në fakt, dhe është prezente në iniciativat e Presidentit. Por duhet bërë akoma shumë e shumë punë me qëllim që ato të realizohen në mënyrë të tillë siç dhe u menduan fillimisht", tha Elena Ponomarjova. Medvedievi ka për këtë qëllim si minimum edhe 2 vjet. Në qoftë se do të merret parasysh ai vëllim pune që u bë nga ai për 2 vitet e qendrimit në postin e kryetarit të shtetit, atëhere duhet thënë, se e ardhmja paraqitet mjaft interesante.

Shiko galerinë fotografike