Shkarko audiofailin


0 Të hënën, më 8 mars, për në Ballkan do të niset Kryeministri i Belgjikës Yves Leterme. Nën shoqërimin e Sekretarrit të shtetit për çështjet e refugjatëve Melchior Wathelet ai do të vizitojë Kosovën dhe Maqedoninë. Para fillimit të turneut të vet ballkanik Leterme u takua gjithashtu me kolegun e tij serb Mirko Cvetkoviç. Problem kryesor i diskutimeve do të bëhet dydja e paprecedentshme e shqiptarëve në Belgjikë. Qindra nga ata invadojnë pa pushim organet shtetërore belge duke u rënë atyre në qafë me kërkesat për dhënien e strehimit politik, banesave dhe mjeteve financiare për jetesë. Ndërsa se sa prej tyre arritën të shkrihen për qëllime kriminale në hapësirën e Belgjikës dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian, autoritetet nuk e dinë ende. I propozojmë vizitorëve të site tonë replikën me këtë temë të vëzhguesit të "Zërit të Rusisë", kandidatit të shkencave historike Pjotër Iskenderov. Siç thekson gazeta e autoritetshme e Brukselit "Le Soir", megjithëse udhëtimi i Yves Leterme në Ballkan ishte planifikuar që më parë, në programin e tij u desh të bëhen me nxitim disa korrigjime. Në veçanti, Kryeministrit iu nevojit shoqërimi i Sekretarit të shtetit për çështjet e refugjatëve. Përpara zyrtarëve të qeverisë qendron një detyrë urgjente për zgjidhje, dhe pikërisht, të përpiqen me ndihmën e udhëheqësve të Maqedonisë dhe liderëve të Kosovës ti presin udhën dyndjes kërcënuese të shqiptarëve në Belgjikë. Kjo rrymë që vërshoi në këtë vend, sipas shprehjes së gazetës "Le Soir", tashmë "shkaktoi preokupim jashtëzakonisht të madh tek kabineti i ministrave". Një "fenomen" analogjik, sipas fjalëve të gazetës, çorganizoi situatën edhe në Francë. Dyndjen në vendet-anëtare të BE të mijëra shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe qarqet jugore serbe të populluara kryesisht me banorë shqiptarë, autoritetet e Belgjikës e lidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë me anulimin nga Bashkimin Europian të regjimit të vizave për Serbinë dhe Maqedoninë në fund të vitit të kaluar. Në letrën dërguar në emër të Komisares Europiane për punët e brendshme Cecilia Malström, Yves Leterme kërkoi nga Komisioni Europian "kufizimin e pasojave negative të liberalizimit të regjimit europian të vizave". Por me sa duket nga të gjitha, problemi është shumë më i gjerë. Nuk është sekret për askënd, se Bashkimi Europian që në fillim e vlerësonte anulimin e regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë dhe, veçanërisht, të Serbisë, si një prej elementeve të lojës së vet të ndërlikuar gjeopolitike. Fjalë bëhet mbi dhënien Beogradit dhe Shkupit të një farë kompensimi të caktuar për atë, se në lidhje me shumë çështje të tjera ku e ku më të rëndësishme Brukseli zë një pozitë të hapur destruktive. Në veçanti, në Kosovë Misioni civilo-policor i BE, në kundërshtim me vendimet e OKB-së dhe protestat e Serbisë, ndihmon separatistët shqiptarë vendas për të mbrojtur shtetin e vet të pavarur. Por edhe në Maqedoni ekstremizmi shqiptar po vjen duke u rritur si me maja birre me marrëveshjen e heshtur dhe mbylljen faktike të syve nga ana e BE dhe instituteve të tjera. Përsa i përket refugjatëve shqiptarëve, duhet thënë, se gjatë këtyre viteve të fundit vendet europianoperëndimore, jo vetëm Belgjika dhe Franca, por edhe Gjermania, Zvicra, Italia... i kanë pranuar ata me tejkalimin e çdo mase, duke i paraqitur si viktima të përndjekjeve nga ana e autoriteteve serbe dhe maqedonase. Tani, siç e shikojmë, pra, politika e dyshimtë ballkanike e Bashkimit Europian goditi drejpërsëdrejti Brukselin. Dhe problemi nuk qendron në këtë rast vetëm tek anulimi i regjimit të vizave, por edhe në atmosferën e përgjithshme të "standarteve të dyfishta" që mbizotëron në Europën bashkëkohore. Duke mbyllur sytë ndaj bëmave të dyshimta të shqiptarëve, BE u krijoi atyre ndjesinë dhe sigurinë e pandëshkueshmërisë dhe gjithëlejueshmërisë. Në vend që të  reagonin operativisht ndaj sfidave që i bëhen sigurimit në Ballkan dhe parandalimin e ekstremizmit shqiptar, Brukseli dhe kryeqytetet e tjera europiane kanë luajtur lojrat e veta gjeopolitike me shfrytëzimin e shqiptarëve si mjet efikas për arritjen e qëllimeve të veta. A ia vlen pastaj të habitesh nga vetë fakti se të marrët kryeneçë nën kujdestari përtërinë forcat dhe filluan të dalin jashtë kontrollit...