Marrëdhëniet midis Moskës dhe Francës dallohen, para së gjithash, nga gjykimi i shëndoshë, urtësia dhe mendjemprehtësia, të cilat u demonstruan nga kryetarët e të dy shteteve dhe vizionet e tyre përkatësisht problemeve botërore dhe europiane. Pikërisht kjo dhe është, sipas pikëpamjes sime, rezultati më impresionues i takimit të Dimitri Medvedievit dhe Nikola Sarkozisë në Paris, - shkruan vëzhguesi i "Zërit të Rusisë" Boris Tumanov. Është e rëndësishme të theksohet, se thelbi, baza e kësaj marrëveshje ruso-franceze konsiston në perceptimin e përbashkët të kontinentit europian si të një hapësirë të përbashkët  dhe unike. Pikërisht me shprehje të tilla Dimitri Medvediev dhe Nikola Sarkozi folën mbi domosdoshmërinë e ndërtimit të një Europe unike, vendosjen e klimës së besimit kaq të domosdoshme për sigurinë e kontinentit. Në fakt, fjalë u bë mbi domosdoshmërinë evidente, të cilën ndryshe nga Franca, jo të gjitha vendet europiane janë të gatshme ta pranojnë. Presidenti Nikola Sarkozi tërhoqi veçanërisht vemendjen ndaj atij fakti, se sigurimi europian nuk do të bëhet kurrë i sigurt, i fortë, në qoftë se Rusinë do ta perceptojnë si armike potenciale dhe jo si partnere. Pikërisht për këtë arsye Franca e quan punë të dobishme studimin e propozimit të Rusisë mbi konceptin e ri të sigurimit euroatlantik. "NATO nuk përbën rrezik për Rusinë, vuri në dukje Nikola Sarkozi, por kjo gjë nuk duhet të na pengojë ne për të përsiatur mbi arkitekturën e re të sigurimit europian". Ai shtoi, se Franca shprehet për anulimin e regjimit të vizave me Rusinë dhe se është e gatshme të mbështesë procesin e modernizimit në Rusi. Duke folur mbi vizionin  e tij përkatësisht kontinentit europian, Dimitri Medvediev, nga ana e vet, e përcaktoi atë si hapësirë të përbashkët, ku respektohen me rigorozitet ligji dhe të drejtat e njeriut. Në të njëjtën kohë Presidenti rus bëri një saktësim të rëndësishëm të iniciativës së vet përkatësisht sigurimit europian duke vënë theksin mbi atë, se Rusia nuk e vlerëson atë si dogmë, por, përkundrazi fton partnerët e saj për të bërë propozimet e veta në të. Të dy presidentët pajtohen plotësisht me domosdoshmërinë për të realizuar ndryshimet përkatëse në sistemin financiar botëror dhe kanë ndërmend të fillojnë të merren me këtë punë në kuadrin e "G-20". Franca dhe Rusia kanë një qendrim krejtësisht përkues ndaj problemit bërthamor të Iranit dhe se janë të gatshme të bashkojnë përpjekjet e veta në çështjen e rregullimit të problemeve ekzistuese në Kaukaz dhe në Lindjen e Mesme. Duke prekur temën e bashkëpunimit dypalësh, Dimitri Medvediev kujtoi, se investimet e Francës në ekonominë ruse tashmë e tejkaluan vëllimin e investimeve amerikane. Prezenca e kapitaleve dhe teknologjive franceze në Rusi do të bëhet akoma dhe më e ndjeshme pas nënshkrimit në Paris të marrëveshjeve të shumta mbi bashkëpunimin midis holldingëve të të dy vendeve. Por shumë më e rëndësishme se sa dinamika e këtyre lidhjeve dypalëshe është ai fakt, se Rusia dhe Franca, para së gjithash, i dhanë Europës shembullin e mrekullueshëm, po e përsëris edhe një herë, të gjykimit të shëndoshë, mendjemprehtësisë dhe largpamësisë.