Në Festivalin Ndërkombëtar të debutimit të filmave kinematografikë "Fryma e zjarrit" në Hanti-Mansijsk filmi "Kukuvajka" i Aleksandër Rogozhkin u shpall më i miri për Luftën e Madhe Patriotike, i cili u xhirua në shekullin XXI. Ky festival i kushtohet 65 vjetorit të Fitores së Madhe. Ngjarja e filmit ndodh në vitin 1944. Rastësisht tre veta gjenden bashkë: një grua e re, e cila i përkiste popullsisë së vogël në numur Saami, strehoi në fshatin e vet një kapiten sovjetik dhe një snajper finlandez me pseudonimin "Kukuvajka".