0Pavarësisht nga dështimi i konferencës për klimën në Kopenhagen, ekzistojnë perspeskiva të rënies dakort në lidhje me problemin e derdhjeve të gazit të dyoksidit të karbonit në atmosferë, mendon Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev. Në takimin në Paris me biznesmenët rusë dhe francezë ai vuri në dukje pozitat e përgjithshme të Rusisë dhe BE për këtë çështje. Për zhvillimin e mëtejshëm nevojitet interesimi i biznesit në marrjen e vendimeve klimatike, tha Dimitri Medvediev.