0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev e ngarkoi Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme me detyrën e dhënien së ndihmës humanitare Kilit, i cili ka pësuar dëmtime të mëdha nga tërmeti. Siç njoftuan në shërbimin informativ të Kremlinit, mendohet të dërgohen 2 aeroplanë me çadra strehimi, gjeneratorë dhe sende të nevojës së parë. Tërmeti ra natën në të gdhirë të së shtunës. Si rezultat, viktima të tij u bënë më shumë se 700 kilianë, afro 2 milionë mbetën pa strehë mbi kokë. Pas tërmetit vazhduan disa cuname me radhë. Dallgët e fuqishme arritën deri në brigjet e Rusisë.