0Ukraina duhet të bëhet transitore e sigurt e gazit në Europë, deklaroi Presidenti i ri i Ukrainës Viktor Janukoviç në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "BBC" në Bruksel. Sipas fjalëve të tij, Ukraina do të mund të pompojë në një perspektivë të afërt afro 200 miliardë metra kubë gaz në Europë, megjithëse aktualisht ajo nuk pompon as edhe 100 miliardë metra kubë. Presidenti theksoi, se gjatë bashkimit të fuqive të furnizueses së gazit-Rusisë, konsumatorit-Bashkimit Europian dhe transitores-Ukrainës do të përfitojnë të gjitha palët. Çështjen për marrëveshjet e gazit me Rusinë ai ka ndër mend ta diskutojë gjatë vizitës së vet në Moskë, e cila është planifikuar më 5 mars.