Moska do të anëtarësohet këtë vit në Bashkimin Botëror të qyteteve olimpike, i njoftoi Agjencisë "RIA Lajmet" një burim informativ në administratën e qytetit. Sipas fjalëve të tij, kjo gjë do të stimulojë zhvillimin e kontakteve me organizatat sportive ndërkombëtare . Anëtare të këtij Bashkimi janë ato qytete, të cilat kanë marrë pjesë ose që do të marrin pjesë në të ardhmen në Lojrat Olimpike. Moska ka qenë kryeqyteti i Olimpiadës Verore të vitit 1980. Vitin e kaluar Soçin, ku do të zhvillohen Lojrat Olimpike Dimërore të vitit 2014, gjithashtu e pranuan në Bashkimin Botëror të qyteteve olimpike.