Kompania "Suhoj" në fund të vitit 2010 do të fillojë provat fluturuese edhe të tre aeroplanëve gjuajtës të tjerë të gjeneratës së pestë, njoftoi Kreu i kompanisë Mihail Pogosjan mbi bazë të rezultateve të mbledhjes për zhvillimin e kompleksit ushtarako-industrial. Ky aeroplan gjuajtës i klasit të rëndë T-50 me peshë fluturuese mbi 30 tonë është projektuar me përdorim të teknologjive me profilin gjeometrik të dukshmërisë minimale "stels". Aeroplani është i pajisur me kompleskin e furnizimit me karburant në ajër dhe zotëron vendndarje mjaft të madhe të brendshme për vendosjen e armatimeve.