0Më shumë se 4 mijë firma nga 68 vende të botës, ndër të tjera edhe nga Rusia, marrin pjesë në panairin më të madh ndërkombëtar të teknologjive informative SeBIT-2010 në Hannover. Duke hapur këtë panair, Kancelarja e Republikës Federale  Gjermane Angela Markel theksoi rëndësinë e kësaj dege për procesin teknik në tërësi. Qeveria e Gjermanisë, vuri në dukje ajo, ka ndër mend të stimulojë në mënyrë të gjithanshme aplikimin e përbashkët të linjave me përhapje masive zonale të Internetit. Kryeministri i Spanjës Jose Luis Rodriguez Zapatero, vendit kryesues aktual të Bashkimit Europian deklaroi, se dega e telekomunikacionit duhet të bëhet aty nga viti 2020 një nga mbështetjet më kryesore të ekonomisë së Bashkimit Europian.