0Presidentët e Federatës Ruse dhe Francës konstatuan "përkimin e gjerë" të pikëpamjeve dhe nivelin e lartë të besimit në zgjidhjen e një sërë problemesh ndërkombëtare. Për këtë ata deklaruan në konferencën përfundimtare për shtyp në Paris. Në veçanti, Nikolai Sarkozi njoftoi, se filluan negociatat për shitjen Rusisë të 4 helikoptermbajtëseve "Mistral". Sipas fjalëve të tij, ato do të konstruktohen për Rusinë pa pajisje ushtarake. Midis problemeve të rëndësishme ndërkombëtare Presidenti i Rusisë përmendi negociatat ruso-amerikane që kanë të bëjnë me përpunimin e Traktatit të ri për Armatimet Strategjike Ofensive (ASO). Sipas fjalëve të tij, dokumenti mund të nënshkruhet në një kohë shumë të afërt. Përsa i përket situatës rreth problemit bërthamor iranian, Dimitri Medvediev deklaroi mbi gatishmërinë e Rusisë për të shqyrtuar çështjen që ka të bëjë me vendosjen e sanksioneve kundër Teheranit si një masë ekstreme, por këto sanksione "nuk duhet të drejtohen në asnjë mënyrë kundër popullsisë civile". Dimitri Medvediev gjithashtu shpreson shumë, se pas pak kohësh problemi i rregullimit të problemit në Lindjen e Mesme do të përmirësohet, ndër të tjerash, edhe me ndërmjetësinë e palës franceze. Lideri rus shprehu mendimin, se Europa Bashkëkohore ka nevojë për procedura të reja gjatë zgjidhjes së problemeve të sigurisë. Presidenti rus kujtoi ngjarjet e gushtit të vitit 2008 (agresionin e Gjeorgjisë kundër Osetisë së Jugut), kur "këto çështje u zgjidhën jo me zbatimin e procedurave globale, por me potencialin e Bashkimit Europian dhe pjesëmarrjen personale të Presidentit të Francës. Rusia shprehet e gatshme për diskutimin e amendamenteve ndaj projektit të propozuar nga Moska të Traktatit për sigurinë europiane, deklaroi Dimitri Medvediev. Rezultat i rëndësishëm i takimit të dy presidentëve të këtyre vendeve u bë nënshkrimi i protokollit ekzekutiv midis qeverisë së Federatës Ruse dhe qeverisë së Republikës së Francës për rregullin e realizimit të marrëveshjes midis Federatës Ruse dhe Komunitetit  Europian mbi ripranimin e qytetarëve (readmission-dorëzimi i personave që qendrojnë në mënyrë ilegale në territorin e një shteti të caktuar, vendit nga i cili ata kanë ardhur me pëlqimin e këtij të fundit) nga 26 maji i vititi 2006. Çështjen për ripranimin e qytetarëve Dimitri Medvediev e quajti një nga elementët e avancimit drejt vendosjes reciproke të regjimit pa viza. Dimitri Medvediev, i cili më 2 mars kremton 2 vjetorin e zgjedhjes së vet në postin më të lartë shtetëror, do t'ia kushtojë këtë ditë aspekteve të marrëdhënieve ruso-franceze. Në axhendën e Presidentit Dimitri Medvediev, i cili ndodhet aktualisht me një vizitë zyrtare në Francë, janë planifikuar: zhvillimi i negociatave politike, forumi ekonomik dhe programi kulturor. Një nga ngjarjet kryesore të ditës do të bëhet inagurimi i ekspozitës "Rusia e Shenjtë" ("Cвятая Русь") në Louvre, e cila do ti japë startin zyrtar Vitit të Rusisë në Francë dhe Vitit të Francës në Rusi.