0Kryeministrat e Rusisë dhe Kroacisë, përkatësisht, Vladimir Putin dhe Jandraka Kosor, do të zhvillojnë sot negociata në Moskë në të cilat vemendje kryesore do ti kushtohet çështjeve të bashkëveprimit tregtaro-ekonomik. Gjatë negociatave do të diskutohen projektet e përbashkëta në degët e lëndëve hidrokarbure dhe atë të energjisë elektrike, ndër të tjera edhe pjesëmarrja e Kroacisë në ndërtimin e gazsjellësit "South Stream". Planifikohet gjithashtu shqyrtimi i iniciativës ruse për nënshkrimin e Traktatit mbi sigurinë europiane dhe i situatës në Europën Jug-Lindore.