Gjykata kushtetuese e Rusisë mori vendimin në lidhje me atë, se gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm nuk kanë të drejtë ti shmangen rishikimit të çështjeve civile mbi bazë të vendimeve të marra nga Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Në këtë mënyrë, u eliminuan problemet ekzistuese në Kodin Procesual Civil, i cili u lejonte gjykatave të refuzojnë rishikimin e çështjeve gjyqësore. Ekspertët e anketuar nga gazeta "Kommersant" e quajnë këtë vendim kompromis. Gjykata kushtetuese theksoi detyrueshmërinë për zbatim të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut për Rusinë, por në të njëjtën kohë nuk garantoi, se gjykatat ruse do të nxjerrin automatikisht vendime në favor të deklaruesve. Urdhëri u lëshua në lidhje me çështjen gjyqësore në të cilën tre qytetarë rusë, të cilët fituan gjyqet në Gjykatën e Strasburgut, ngritën padi në lidhje me pamundësinë e rishikimit të çështjeve të tyre civile në Rusi. Për dy apelues, në veçanti, gjykatat fillimisht morrën vendimin për pagimin atyre të ndihmave sociale, por instanca mbikëqyrëse e rishikoi vendimin jo në kahun pozitiv për qytetarët. Gjykata e Strasburgut vërejti në këto çështje civile shkeljen e të drejtave për një gjykim të paanshëm e të drejtë gjyqësor, por gjykatat në qarqet e Tambovit dhe Rostovit u referuan tek ai fakt, se në Kodin Procesualo-Civil të Federatës Ruse rishikimi i çështjeve mbi bazë të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk parashikohet. "Shteti, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është i detyruar të marrë vetë masa për mbrojtjen e qytetarëve të vet". Kërkesa të tilla ndaj shtetit paraqet edhe Komiteti i ministrave të Këshillit të Europës, i cili kontrollon plotësimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut.  

Komentimi i artikullit të ditës

Themeluesi i organizatës shoqërore "Qendra moskovite e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, juristi Mihaill Sallkin, sqaron se në se konsiston thelbi i ndryshimeve që ndodhën në punën e gjykatave ruse: "Puna qendron në atë, se çfarë do të ndodhë në qoftë se  gjykata europiane do t'ju njohë juve si viktimë. Pra, në qoftë se, sipas konventës europiane, shteti ka shkelur në ndonjë mënyrë të drejtat tuaja dhe për këtë ju duhet të merrni njëfarë kompensimi nga Federata Ruse. Por çështja juaj, nga se filloi gjithçka, nuk është rishikuar në kurrfarë mënyre në Rusi mbi bazë të rekomandimeve dhe vendimeve të Gjykatës së Strasburgut. Në Kodin Procesualo-Civil të Federatës Ruse nuk ka patur ndonjë nen të tillë, i cili të parashikonte rishikimin e çështjes suaj, në rastin kur ajo gjente konfirmim në gjykatën europiane. Ndërsa, ja, në kodin e arbitrazhit një mundësi e tillë ekzistonte. Tani Rusia do të jetë e detyruar të bëjë amendamente edhe në kodin procesualo-civil, që parashikon një mundësi të tillë. Në fakt, Gjykata Kushtetuese nuk mund të japë udhëzime që të aplikohen ligje të tilla. Ajo mundet vetëm të përcaktojë se cilat ligje nuk përkojnë me Kushtetutën. Domethënë, fjala e fundit megjithatë i përket palës së Dumës Shtetërore, e cila duhet të miratojë ligjet. Që këtej rrjedh edhe situata e krijuar: Gjykata kushtetuese i njohu vendimet e Strasburgut si të detyrueshme për zbatim, por nuk garantoi plotësimin e tyre. Nga ana e vet, në një recension të shkurtër me shkrim të Gjykatës së Lartë të Federatës Ruse njoftohej, se "vendimi i pleniumit të Gjykatës së Lartë nuk është marrë...". Në recensionin në fjalë, në fakt, vihej në dukje, se "në disa raste gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm të Rusisë i kanë rishikuar vendimet e veta në lidhje me rrethanat e krijuara me referim tek vendimet e Gjykatës Europiane.