Qyteti rus Sochi mori stafetën nga Vankuveri kanadez. Në ceremoninë e mbylljes së Lojrave Olimpike Dimërore-2010 Kryebashkiaku i kryeqytetit të ardhshëm të Olimpiadës së XXII Anatoli Pahomov mori flamurin olimpik nga duart e Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Jacques Rogge. Pas kësaj stadiumi qendror i Vankuverit u shndërrua për disa minuta në Shtëpinë e madhe ruse - Rusia prezantoi Sochi-2014. Tingëlloi himni i Federatës Ruse dhe në stadiumin "BC Place" u shfaq Zana në shoqërimin e fëmijëve. Duke dalë në rolin e kësaj fatie supermodelja e njohur në mbarë botën, Ambasadorja e "Sochi-2014" dhe një nga simbolet e mënyrës së shëndoshë të jetesës Natalia Vodjanova, tundi shkopin magjik dhe pas kësaj filloi të binte dëborë. Nën vezullimin, regëtimën e dritave në arenë doli maestro Valeri Gergiev, të cilit mrekullitë e arritjeve teknike bashkëkohore i lejuan të drejtonte orkestrën, e cila ndodhej në Sheshin e Kuq të Moskës. Kurse në ekranet e mëdha plazmë nën tingujt e muzikës së Grigori Sviridovit "Время, вперед!" (Koha, përpara!) kalonin me vërtik sajat e mbrehura me trojka kuajsh, fluturimi në kozmos i Juri Gagarinit, u ngrit drejt qiellit Arushi-simboli i Olimpiadës Verore të vitit 1980 në Moskë. Instalimet historike, që përmblodhën të gjitha ato gjëra me të cilat, zakonisht, të huajve u asociohet "Rusia", i ndihmuan shikuesit të depërtojnë në atmosferën ruse. Më pas ndërtuesit i zhvendosën të gjithë në të ardhmen - në Sochin e vitit 2014. Atje në sfondin e detit, palmave dhe maleve kërcimin e tyre spektakolar e demonstruan në akull patinatorët rusë, kampionët olimpikë Tatjana Navka dhe Roman Kostomarov. Stafetën e morrën përfaqësuesit më të mirë të shkollës ruse të baletit Nikollai Ciskarixe dhe Uliana Llopatkina. Koreografia e tyre ishte pazakontë, ata interpretuan sportistët, duke duke theksuar me këtë lidhjen e ngushtë të sportit dhe artit. Kurse lidhjen midis kohërave e simbolizoi dalja në stadium e sportistëve legjendarë rusë. Të kaluarën e madhërishme e mishëruan kampionët olimpikë tre herësh: patinatorja Irina Rodnina dhe hokeisti Vlladisllav Tretjak. Ndërsa kohën tonë - kampioni olimpik i vitit 2006, dy herë fitues i medaljes së argjendtë të Lojrave të viteve 2002 dhe 2010 në patinazhin artistik në akull Eugjeni Plushenko dhe hokeisti Aleksandër Oveçkin. Kurse simbol i besimit në të ardhmen e shkëlqyer sportive të Rusisë u bënë fëmijët, prindërit e të cilëve tashmë janë ngritur në pedestalin olimpik dhe që vetë tashmë japin shpresa të mëdha. Trashëgimia në sport është garanci e fitoreve të ardhshme. Rusia beson se pas 4 vitesh Zjarrin Olimpik në Sochi do ta ndezin emrat e kampionëve të rinj rusë. Ata që dëshirojnë të jenë jo thjesht dëshmitarë, por edhe pjesëmarrës të festës së ardhshme sportive pas katër vjetësh i presim në Sochi. Ejani, ato do të jenë vërtet të mrekullueshme!