0Përmirësimi i sportistes së bobsleit Irina Skvarcova, e cila u dëmtua si rezultat i përplasjes së dy bobeve në trasenë në Kenigzeun gjerman, po zgjatet. Për këtë njoftoi për agjencinë informative RIA Lajmet Zëdhënësja e shtypit të Federatës së bobsley-t dhe skletonit të Rusisë Ludmilla Kozllova. Aktualisht Skvarcova ndodhet në spital në Gjermani. Asaj i bënë një operacion të radhës për ndërrimin e lëkurës në këmbën e djathtë. Por mjekët nuk mund të thonë, se kur sportistja ruse mund të çohet në qendrën e reabilitimit. Sipas fjalëve të Kozllovas, kurimi nuk po ecën dhe aq shpejt, siç dëshirohej.