0Kompania francaze ka ndërmend të rrisë vëllimet e furnizimeve të gazit rus. Kreu i koncernit rus "Gazprom" Aleksei Miler dhe Drejtori i përgjithshëm i kompanisë franceze GDF Suez Jerar Mestrale nënshkruan në Paris memorandumin për rritjen e vëllimit të furnizimeve të gazit rus dhe për hyrjen në GDF Suez në projektin "Rryma Veriore". Në përputhje me dokumentin "Gazprom" që nga viti 2015 do të furnizojë vëllime shtesë për GDF Suez deri në 1,5 miliardë metra kub gaz në vit për gazsjellësin "Rryma Veriore". Akoma në vitin 2006 GDF Suez nënshkroi një kontratë për furnizimin e 2,5 miliardëve metra kub të gazit rus nëpërmjet linjës së parë të gazsjellësit.