0Irani nuk bashkëpunon në masën e duhur me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA), deklaroi Drejtori i përgjithshëm i ANEA Jukia Amano. "Ne nuk mund të konfirmojmë, se i gjithë materiali bërthamor në Iran përdoret kryesisht për qëllime paqësore, pasi Teherani nuk garanton bashkëpunimin e duhur me Agjencinë", tha Amano, duke marrë fjalën në sesionin e hapjes së Këshillit drejtues të ANEA. Siç njofton RIA Lajmet, Amano quajti "prioritet të lartë" për Iranin të ndërmarrë hapa në drejtim të "përmbushjes së plotë të Marrëveshjes mbi garancitë e ANEA dhe detyrimeve të tjera".