0Nëpunësit, të cilët ishin përgjegjës për përgatitjen e skuadrës përfaqësuese të lojrave në Vankuver, duhet të shkruajnë kërkesë për largimin e tyre, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në takimin me udhëheqjen e Partisë "Rusia Unike". "Ai, që mban përgjegjësi për përgatitjen e sportistëve për Olimpiadën, duhet të mbajë përgjegjësi edhe tani. Personat përgjegjës do të duhet të marrin vendim burrëror dhe të shkruajnë kërkesën. Në qoftë se nuk do mund ta bëjnë këtë, ne do ti ndihmojmë", citon fjalët e Presidentit agjencia ITAR-TASS. Gjatë kësaj Presidenti theksoi, se "nuk ka ardhur ende koha për analizën përfundimtare të Olimpiadës".