Shkarko audiofailin


0 Vizita zyrtare, me të cilën mbërriti sot në Paris Presidenti Dimitri Medvediev, do të bëhet ngjarja më e rëndësishme e Vitit të shkëmbimeve të ndërsjellta kulturore Rusi-Francë. Temën do ta shtjellojë më tej në materialin e vet vëzhguesi i "Zërit të Rusisë" Boris Tumanov. Ndërkohë duhet thënë, se vizita në fjalë është, para së gjithash, shprehje e dëshirës së palëve për forcimin e partneritetit "të privilegjuar" strategjik midis dy vendeve. Mjafton ti hedhësh një vështim rendit të ditës së kësaj vizite që të bindesh dhe të konstatosh se Moska dhe Parisi kanë ndërmend të thellojnë bashkëpunimin e vet jo vetëm në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe, por edhe në zgjidhjen e problemeve politike me përmasa europiane dhe mbarë botërore. Ja se ç'thotë Drejtori i Institutit të strategjisë kombëtare të Rusisë Mihaill Remizov duke folur për temat me rëndësi prioritare që do të preken gjatë takimit të Dimitri Medvedievit me Presidentin e Francës në Paris: "Sipas mendimit tim, ata do të ndalen hollësisht në temën e konstruktimit të sigurimit europian me pjesëmarrjen e Rusisë, Bashkimit Europian dhe SHBA-s. Rëndësia e diskutimit të kësaj teme konsiston gjithashtu edhe në atë, se ai po zhvillohet në një kohë kur po rikonceptohen marrëdhëniet Rusi-NATO dhe Rusi-BE. Ndryshe nga disa vende të tjera të Bashkimit Europian, Franca është e gatshme ta studiojë konceptin e ri të arkitekturës së sigurimit europian të propozuar nga Moska. Franca e vëren me të vërtetë domosdoshmërinë e përsosjes së bazës ligjore, e cila rregullon sigurinë europiane. Jo më kot zërat, që po dëgjohen aktualisht në mbarë Europën e Vjetër në lidhje me largimin nga territori i saj të armatimeve bërthamore të SHBA-s, e "shqetësojnë" kaq shumë administratën amerikane. Franca është një nga vendet kryesore-partnere të SHBA-s në NATO, e cila ka mendimin e vet përkatësisht këtij problemi. Temë tjetër e rëndësishme e bisedimeve midis presidentëve të Rusisë dhe Francës do të bëhet edhe programi bërthamor i Iranit. Mihaill Remizov vë në dukje si vijon: "... Edhe Medvediev, edhe Sarkozi janë në këtë problem ndër figurat "kyçe". Dhe në qoftë se Nikola Sarkozi është ithtar i një qendrimi tejet të ashpër në çështjen që ka të bëjë me vendosjen  e sanksioneve më të rrepta kundër Iranit, udhëheqja e Rusisë synon të përcaktojë, të preçizojë kushtet me marrjen parasysh të pozitave dhe qendrave perëndimore të forcës, por pa pikëpamje të skajshme ndaj këtyre sanksioneve". ... Aktualisht nuk ekziston nevoja për prezantimin e  historisë së marrëdhënieve ruso-fraceze me qëllim që të konstatohet ai fakt krejtësisht evident, se marrëdhëniet tona janë shënuar gjithmonë nga mirëkuptimi reciprok bile edhe në epokën kur të dy shtetet ndodheshin në kampe kundërshtare. Të paktën mund të konstatojmë atë fakt, se Franca gjithmonë ka marrë parasysh misionin botëror dhe, para së gjithash, europian të Rusisë. Presidenti Sarkozi është mëse i bindur, se nuk mund të shpresohet për afrim dhe bashkëpunim besnik me Rusinë duke e mbajtur atë përherë në distancë. Pikërisht kjo logjikë, për shembull, përcakton dhënien e pëlqimit nga ana e Francës për zhvillimin e negociatave me Rusinë për shitjen asaj të helikoptermbajtëses franceze "Mistral" në kundërshtim me protestat e SHBA-s   dhe një sërë vendeve "tejet vigjilente" të Europës Lindore. Duke iu përmbajtur një logjike të tillë në politikën e vet ndaj Rusisë, Franca, sigurisht, mendon në radhë të parë për interesat vetiake politike dhe ekonomike. Këtu hyn edhe partneriteti për modernizim, që iu propozua Rusisë nga BE, edhe bashkëpunimi në sferën energjetike, probleme këto që do të preken në këtë apo atë mënyrë në negociatat e liderëve të të dy vendeve në Paris. Por nga një pikëpamje plotësisht konstruktive. Nuk duhet të lëmë në harresë edhe atë fakt, se në programin e vizitës së Dimitri Medvedievit në Paris është përfshirë edhe një segment mjaft i qenësishëm, i cili ka të bëjë me shkëmbimin tregtar dhe ekonomik midis Rusisë dhe Francës. Në kontekstin e përgjithshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona Franca, duket në mënyrë mëse evidente, se i ka të gjitha shanset për tu bërë një partnere po e tillë e madhe ekonomike e Rusisë si dhe Gjermania.