0Kievi do të vazhdojë të gjitha programet e bashkëpunimit me NATO-n. Për këtë deklaroi Presidneti i Ukrainës Viktor Janukoviç sipas përfundimeve të takimit me Kreun e Komisionit Europian Jose Manuel Barroso. Ndërkohë, Janukoviç nuk do të takohet me udhëheqjen e NATO-s në Bruksel. Presidenti i Ukrainës deklaroi gjithashtu, se vendi do të përmbushë të gjitha marrëveshjet e arritura më parë për transitin e gazit konsumatorëve europianë. Barroso nga ana e vet i bëri thirrje udhëheqjes së Ukrainës për normalizimin sa më të shpejtë të marrëdhënieve me Federatën Ruse. "Ukraina nuk mund të zhvillojë marrëdhëniet me BE duke keqësuar marrdhëniet me Rusinë dhe në të kundërt", theksoi ai.